Futbollistit francez i përfundon kontrata në qershor të vitit 2023
Real Madridi është gjithmonë i vëmendshëm ndaj mundësive që ofron merkato, për të përforcuar skuadrën verën e ardhshme.
Carlo Ancelotti aktualisht është i fokusuar në atë që po ndodh këtë sezon, në të cilin Madridi është i pari në La Liga.
Megjithatë, situata e Kingsley Coman i mban në këmbë madrilenet, të cilët kanë marrë telefonata nga ndërmjetës të ndryshëm që ofrojnë shërbimet e lojtarit francez.
Në Santiago Bernabéu prioritet janë Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, por në asnjë rast nuk do të përjashtohej mundësia e transferimit të një lojtari shumë të talentuar, për një çmim të arsyeshëm. Bayerni nuk dëshiron që francezi të largohet nga klubi falas dhe të përsëritet rasti tjetër si ai i David Alaba.
Coman, i cili gjithmonë ka mahnitur të gjitha klubet evropiane, vlera e tijë është 55 milionë euro, sipas Transfermarkt.