Largimi i Eden Hazard është më afër se kurr dhe mund të largohet në merkaton e ardhshme dimërore. Lille ka qenë skuadra që është shfaqur ‘në skenë ’ pas deklaratave të presidentit të saj në një intervistë ku pohon se “nuk është e pamundur ta shoh këtu, do të shkoj në Spanjë nëse është e nevojshme” .
Sipas Andrés Onrubia nga ‘Diario AS’, klubi francez do të kërkonte një zëvendësues në të majtën ekstreme pasi shiti lojtarin e tij më të mirë, Jonathan Ikoné, te Fiorentina për 15 milionë euro. Lille do të testonte oferta të ndryshme në treg dhe një opsion i mundshëm mund të ishte ai i Eden Hazard, pasi Olivier Letang nuk e ka përjashtuar këtë në deklaratat e tij.
Historia e belgut në Real Madrid nuk është ajo që pritej dhe ka shumë dyshime për figurën e tij.
Eden është një nga futbollistët më të sakrifikuar në stërvitje dhe një nga ata që kalon më shumë orë në Valdebebas. Hazard dëshiron të kthehet në nivelin e tij më të mirë dhe e di se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të punojë nëse dëshiron të ketë më në fund një pozicion në formacionin startues. Ancelotti është i kënaqur me lojtarin, me qëndrimin që po tregon dhe pak nga pak do të llogarisë tek ai.
Real Madridi nuk do të jetë i hapur për të dëgjuar oferta në këtë merkato dimërore, pasi vazhdon t’i besojë Hazard, edhe pse në fund të sezonit do të marrë një vendim. Pavarësisht interesave të shfaqura nga klube të ndryshme, klubi madrilen do të shpresojë dhe do të besojë se Ancelotti do të jetë në gjendje ta shfrytëzojë atë gjatë gjithë këtij viti.