Jovic starton të dielen bashkë me Casemiron?
“Jovic ka luajtur shumë mirë. Ai e ka kontrolluar mirë topin. Nëse Karim nuk është mirë, ai do të luajë. Kemi ditë për të parë nëse Karim mund të luajë. Casemiro ka pasur një goditje të leht dhe nuk mendoj se ka ndonjë problem. “
Roli i Modric
“Në këtë moshë që është ai duhet të pushojë dhe tani ka 5 ditë pushim para ndeshjes së radhës. Mendoj se pushon mirë. Ditën që Luka dhe Casemiro janë të lodhur nuk ndodh asgjë. Do të vendosim një tjetër lojtar me performancë të lartë.”
Dëshironi që Barça të kualifikohet nesër?
“Nuk më intereson. Unë do të shikoj ndeshjet e Champions League, por e rëndësishme është që ne jemi të parët. Objektivi këtu nuk është të kalojmë të tetën … është ta fitojmë atë.”
A shihni ngjashmëri me La Décima?
“
Në dhomën e zhveshjes ka një atmosferë të mirë. Ne kemi cilësi për të fituar Ligën. Ka ekipe që mund të jenë më intensive në Evropë, por duhet të keni cilësi.