Roma në dekadat e fundit ka pasur një idhull të spikatur dhe pa dyshim që ka qenë Totti. Sulmuesi italian do të mbahet mend gjithmonë si ‘Capitano’ i përjetshëm pasi ai e kaloi gjithë karrierën e tij në klub dhe është krenar për vendimin e tij
“Është e vërtetë që në një moment në karrierën time isha shumë pranë nënshkrimit për Madridin, por zemra është mbi të gjitha. Real Madridi do të kishte bërë gjithçka për të nënshkruar me mua. Kur isha fëmijë dhe isha në Romë, isha Një Madridista. Ishte skuadra jashtë Italisë që më emocionoi më shumë”, tha ai.
Totti beson se bëri gjënë e duhur duke mos u larguar nga Roma, pavarësisht se ishte lojtar madrilen në fëmijëri, siç e pranon ai : “Ishte zgjidhja më e mirë. Kur luan për një skuadër si Roma, ndryshe nga Real Madrid, ke më pak shanse për të fituar një Champions League, kjo është normale. Por për mua Roma është jeta ime”.