Në sezonet e fundit, Real Madridi kishin rënje në aspektin e golave, por tashmë me Carlo Ancelottin gjithçka po kthehet në normalitet.
Skuadra e Ancelottit ka shënuar 46 gola në 19 ndeshje deri më tani këtë sezon. Sezonin e kaluar ai kishte 88 gola në 52 ndeshje, pra tashmë ka kaluar gjysmën e golave të vitit të kaluar.
Aktualisht, numri mesatar i golave është 2.42 për ndeshje. Që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid, skuadra nuk i kishte kaluar kurrë 2 gola për lojë. Në 3 sezonet e fundit, mesatarja e golave për lojë ishte: 1.69, 1.94 dhe 1.89.
Për më tepër, vitin e kaluar vetëm një lojtar i kaloi dhjetë gola, padyshim që ishte Benzema, i cili arriti në 30. Këtë sezon Vinicius tashmë i ka kaluar dhjetë. Edhe pse lider këtë sezon mbetet Benzema, i cili është perfshirë në më shumë se 50% të golave të Real Madridit.