Vinicius Jr. po kalon momentin e tij më të mirë në fushë me fanellën e Real Madridit.
Për momentin çështja është rinovimi i brazilianit, të cilin e përfundon kontrata në qershor të 2024 me Real Madridin.
Vinicius i premtoi besnikeri Real Madridit, ndersa Presidenti është i idesë që duhet të ketë një kontratë të re per Vinicius, çështje e ngritur pas sezonit të mrekullueshëm që ka pasur deri tani dhe kështu të parandalojë që klubet te afrohen me brazilianin.
“Unë kam kontratën që kam nënshkruar kur kisha 16 vjet. Shumë lojtarë do te paguanin për të qenë këtu. Unë kam një kokë të qetë. Unë dua të luaj gjithmonë, sa para fitoj nuk është gjeja më e rëndësishme”, tha Vinicius Jr. në ‘El Larguero’.