Real Madridi tashmë po planifikon rinovimet me disa lojtarë.
I pari prej tyre do të jetë ai i mesfushorit kroat, Luka Modric, i cili ka kontratë deri më 30 qershor 2022. Në moshën 36-vjeçare, futbollisti veteran do të rinovojë edhe për një vit, deri në vitin 2023.
Sipas Bernabéu Digital, një tjetër futbollist që do të rinovojë së shpejti nëse asgjë nuk shkon keq do të jetë sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema. Klubi dëshiron të vazhdojë kontratën e tij deri në vitin 2024.
Në një situatë të ngjashme është Toni Kroos. Mesfushori gjerman është në një nivel shumë të lartë dhe klubi madrilen duan të rinovojnë deri në vitin 2024 para përfundimit të këtij sezoni.
Në listën për rinovim është edhe mbrojtësi brazilian Éder Militao. Ai ka një kontratë deri në vitin 2025, por Real Madrid dëshiron ta shpërblejë performancën e tij të mirë me një rinovim.
Anësori brazilian Vinicius ka një kontratë deri më 30 qershor 2024 dhe plani i Real Madridit është të vazhdoj kontratën e tij.
Vinicius është bërë një pjesë kyçe në skemën e Ancelottit. Ai është përmirësuar para portës, ka më shumë besim dhe ka krijuar një partneritet të mirë me Benzeman.