Real Madridi është stërvitur këtë të premte në Valdebebas me dy risi. Alaba dhe Bale e përfunduan seancën brenda ambienteve. Ancelotti ka marrë një lajm ‘të mirë’ për Alaban.
David Alaba u zëvendësua kundër Sherifit në minutën e 65 për shkak të dhimbjeve të forta të kyçit të këmbës. Ai ka pësuar vetëm një ndrydhje, dhe mund ta humbë vetëm ndeshjen kundër Sevilles.
Edhe pse disa informacione sigurojnë se ai mund të ftohet nga Ancelotti këtë të dielë.
Nacho Fernández është gati për ti ndihmuar Eder Militaos. Ata të dy luajn në mënyrë mahnitëse së bashku, kështu që nuk do të kishte kuptim të shfrytëzoni një shans me Alaba këtë fundjavë.
Mjekët kanë konfirmuar këtë të premte se ai ka pësuar një ndrydhje të lehtë, e cila nuk prek ligamentet, ndaj do të mjaftonin disa ditë pushim.
Do të duhet të presim deri nesër për të ditur listën përfundimtare të Ancelottit. Ndeshjet e rradhës janë: Sevilla (28 nëntor), Athletic (1 dhjetor), Real Sociedad (4 dhjetor), Inter (7 dhjetor) dhe Atlético Madrid (12 dhjetor). Austriaku do të jetë thelbësor në përballjet e ardhshme.