Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, foli për mediat pas fitores 0-3 të skuadrës ndaj Sheriff Tiraspol, e cila i siguroi Madridit prezencën në raundin e 16-të të Ligës së Kampiomëve.
Kroos shënoi golin e dytë të Madridit dhe u shpall gjithashtu lojtari i ndeshjes. Lojtari gjerman foli për mediat pas ndeshjes dhe diskutoi ecurinë e skuadrës.
“Ne u munduam pak në 15 ose 20 minutat e para, por pas kësaj e kontrolluam mirë ndeshjen, krijuam raste dhe shënuam tre gola në momente të mira. Ishte një fitore e merituar. Ne jemi të kënaqur që ia dalim”, tha ai.
Kroos foli gjithashtu për përmirësimet e skuadrës në ndeshjet e fundit, të cilat kanë qenë të dukshme pasi Madridi ka krijuar një seri të fortë fitoresh.
“Ne stërvitemi për të performuar mirë në ndeshje dhe së fundmi mund të shihni se kemi bërë mirë. Trajneri ndonjëherë dëshiron që ne mesfushorët të gjuajmë nëse nuk funksionon me krosimet sepse ne duhet të ofrojmë opsione të tjera. Fakti që ne mund të shënojmë të gjithë e bën të vështirë për kundërshtarin. Ne duhet të vazhdojmë sepse na presin disa ndeshje të vështira, por ende nuk kemi fituar asgjë”, shtoi ai.