Eden Hazard dhe Real Madrid, një martesë që nuk ka funksionuar kurrë dhe tashmë duket e destinuar të mbyllet pa lavdi. Ylli i Belgjikës ishte i jashtëzakonshëm tek Chelsea, por në Madrid është transformuar në një lojtar normal, duke luajtur shumë pak edhe për shkak të dëmtimeve.
Megjithatë, nuk kanë vetëm dëmtimet problemi i belgut. Sipas El Chiringuito, tek Reali janë të zhgënjyer nga sjellja e lojtarit.
Hazard duket i pamotivuar dhe nuk beson më së do behet i rëndësishëm për Realin, duke qenë i shkëputur dhe i izoluar, ndaj edhe Carlo Ancelotti ka hequr dorë prej tij.
Gjithashtu, shpërthimi i Vinicius Junior ka bindur drejtuesit e Realit se është koha të dorëzohen dhe të mendojnë për shitjen e Hazard.