Në pushimin e ndeshjes kundër Rayo Vallecanos dukej një shëtitje. Reali fitonte 2-0, shënuan Kroos dhe Benzema, mund të shënoheshin edhe gola të tjerë. Çfarë mund të shkonte keq?
Mund të shkonte keq gjithçka, sepse në pjesën e dytë Reali u mjaftua me kontrollin e ndeshjes, gaboi në mënyrë naive disa raste të mira për 3-0 dhe pastaj Vallecano tregoi pse është në vendin e gjashtë në renditje.
U fut Radamel Falcao, shënoi dhe doli për dëmtim, ndërsa më pas Rayo mori zemër dhe mund të kishte barazuar në fundin e takimit, me disa raste të shkëlqyera.
Falcao real madride de gol attı aqpic.twitter.com/fdtPSdFMNg
— Comolokko (@LayMesi) November 6, 2021
E pafalshme për Realin, që duhej ta kishte kontrolluar më mirë derbin, por të paktën ka marrë 3 pikët dhe sot fle si kryesues.
Sa i përket lojës, madrilenët kanë probleme dhe sërish të njëjtin shqetësim, nga stoli Ancelotti nuk ka ndonjë lëvizje që ndryshon ndeshjen për mirë. Pa Modric e Rodrygo, luajtën Camavinga e Asensio dhe të dy bënë mirë në pjesën e parë, por në të dytën, kur duheshin ndërrime që të sillnin energji, Ancelotti priti deri në minutën e 83-të për të futur Lucas dhe Hazard. Shumë pak.
Tani dy javë pa ndeshje, me shumë lojtarë që do të largohen për ndeshjet e kombëtareve. Reali ka ende shumë punë përpara.