Pritej që Eden Hazard të kishte vend nga minuta e parë sot ndaj Rayo Vallecano, por sërish nuk ka ndodhur, edhe pse do të mungojë titullari Rodrygo.
Carlo Ancelotti ka preferuar nga minuta e parë Marco Asensio, si sulmues të djathtë në 4-3-3. Në krahasim me ndeshjen e fundit, Ancelotti ka bërë edhe një ndryshim tjetër.
Në mesfushë Eduardo Camavinga e nis titullar, në vend të Luka Modric, i lënë pushim. Pjesa tjetër e ekipit është ajo kundër Shakhtar.