Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka mbetur i kënaqur nga fitorja kundër Vallecanos, edhe pse pjesa e dytë ishte e vuajtur, në 15-20 minutat e fundit.
FITORJA – “Janë 3 pikë të merituara. Skuadra luajti mirë për 80 minuta, patëm shumë shanse për gol, por shënuam vetëm 2 herë. U frikësuar 10 minutat pas golit të Rayos. Nëse ndeshja do përfundonte në minutën e 80-të, do ishte ndeshja jonë më e mirë këtë sezon”.
MUNGESA E ZËVENDËSIMEVE – “Nuk ndryshova shumë sepse mungonin Modric e Valverde. Nuk kemi shumë opsione në stol në mesfushë, në këtë moment, ndërkohë që kemi edhe ne sulm mungesa”.
PROBLEMET NË FUND – “Vuajtëm sepse nuk shënuam më shumë, edhe pse krijuam shumë. Rayo priti kundërsulmin, kaq”.
ASENSIO – “Jam i kënaqur me të. Mund të luajë kudo dhe ka qenë shumë i rëndësishëm për ne”.