Reali i Madridit ka në fokus vetëm një emër për sulmin, për të ardhmen, dhe bëhet fjalë natyrisht për Kylian Mbappe, i cili që në janar mund të firmosë parakontratën që do ta lidhë me Los Blancos prej verës së ardhshme.
Megjithatë, klubi madrilen sheh larg dhe mendon edhe për epokës post-Benzema, ndaj po sheh edhe emra të tjerë dhe një prej talenteve me premtues në Europë në këtë moment është Karim Adeyemi.
Sulmuesi i Gjermanisë po mahnit me Salzburg, me 10 gola në kampionat e 4 në Champions, duke tërhequr vëmendjen e Bayern, Dortmund dhe PSG.
Megjithatë, ashtu si në rastin e Erling Haaland, bëhet fjalë për ankand dhe mbi të gjitha për të gjetur klubin që ofron kushtet më të favorshme edhe në aspektin e rritjes së lojtarit. Në teori Bundesliga është terreni ideal, por Bayern po tërhiqet nga gara për shkak të kostos së madhe për të blerë sulmuesin e talentuar, aq më shumë që në sulm ka edhe emra si Lewandowski, Muller, Gnabry, Musiala e Sane..
Ndërkaq, nga Spanja sot vjen lajmi se agjenti i Adeyemit ka zbarkuar në Madrid, ku ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Realit, por raportohet që në planet e tij është një takim edhe me drejtuesit e Atleticos.
Adeyemi, i cili është vetëm 19 vjeç, por ka shënuar 62 gola në 143 me Salzburg, kushton të paktën 35 milionë euro.