Real Madrid vijon punën për ndërtimin e Santiago Bernabeut të ri. Klubi madrilen ka publikuar detaje të reja të sistemit të vendosjes dhe ruajtjes së barit, që do të jetë një ndër gjërat më spektakolare të këtij stadiumi, që do të ketë si fushën, ashtu edhe çatinë të lëvizshme.
Në videon e publikuar nga klubi tregohet në mënyrë perfekte mënyra si do funksionojë mekanizmi me anë të të cilit bari do largohet nga fusha dhe do futet poshtë saj, për ta ruajtur nga një ndeshje në tjetrën.
🏟 ¡PERO QUÉ LOCURA ES ESTA!
¡Impresionante! #NuevoBernabéu (parte I): pic.twitter.com/HEsxVCdaoI
— Madrid Sports (@MadridSports_) November 4, 2021
Në “guvën” poshtë stadiumit, 35 metra e thellë, do ruhet bari me kushte perfekte ajroseje, klimatizimi, ndriçimi dhe trajtimi me rreze ultravjollcë.
Jo vetëm kaq, sepse Reali do ta shfrytëzojë hapësirën e fushës edhe kur nuk ka ndeshje. Terreni do të ketë edhe bar artificial dhe aty do të zhvillohen koncerte, kongrese e evente të ndryshme, deri në basketboll e tenis.
Con guiño a Dončic y Nadal, conciertos, ferias, NFL… ¡Qué pasada! 🏟 pic.twitter.com/DJjvpLs3U4
— Madrid Sports (@MadridSports_) November 4, 2021
Bernabeu i ri do ketë edhe 5 restorante me pamje nga fusha, që do jenë aktivë gjatë gjithë javës, përfshirë ditën e ndeshjes.
Cena con vistas al partido y el Sky Bar (parte final).
¡Qué maravilla de estadio! pic.twitter.com/3v6hKEVHXW
— Madrid Sports (@MadridSports_) November 4, 2021