Tomas Roncero, AS
“Tre pikë të arta, në një ndeshje të keqe të Real Madridit. U vunë re shumë të çara tek Reali. Shakhtari e bëri Realin të vuante dhe në fundin e takimit u rrezikua shumë barazimi. Megjithatë, ra në sy një aleancë që po prodhon gjithnjë e më shumë. Është shoqëri pa limite ajo mes Vinicius e Benzema.
Vinicius ishte asistues, gjeni, solidar, superstar që di ta kuptojë lojën e ekipit dhe i dha golat killerit të ekipit, Karim Benzemasë, që shënoi një dygolësh historik. Nuk ka nevojë për koment, golat 1000 dhe 1001 do kalojnë në historinë e Champions.
Reali është klubi i vetëm që ka shënuar kaq shumë në Champions dhe Benzema e meriton të qëndrojë në një kornizë nderuese, me Vinicius pranë tij.
Ndërkaq, për të ardhur keq sjellja e Jovic. Të ishte për mua, ai nuk do luante më kurrë për Realin. Më duket 7-8 kilogramë mbi peshë, vrapon me hap të lehtë. Ky djalë më duket e merr me tallje, por nuk mund të luajë më për këtë klub”.
Todos en pie. Se marcha @Benzema con los goles 1.000 y 1.001. A sus pies, señor Karim.
— Tomás Roncero (@As_TomasRoncero) November 3, 2021