Blerja e sulmuesit norvegjez të Borussia Dortmund, Erling Haaland, mund t’i kushtojë klubit të interesuar 250-300 milionë euro, duke pasur parasysh gjithë shpenzimet, sipas agjentit Volker Struth, i cili përfaqëson, ndër të tjerë, edhe mesfushorin e Realit, Toni Kroos.
Volker Struth ka dhënë një intervistë për gjermanen “Spotr Bild”, ku ka deklaruar se transferimi i Haaland do të kryhet verën e ardhshme.
“Haaland ka një klauzolë për prishjen e kontratës aktuale. Paket e plotë, me 5 vite kontratë, plus komisionet për agjentin, me shumë gjasa do të jetë në kufirin e 250-300 milionë eurove“.
Haaland është aktualisht i dëmtuar dhe ka kontratë deri në 2024 me Dortmundin. Ndër klubet e interesuar është edhe Reali dhe Struth është i bindur që Haaland nuk do të qëndrojë më në Bundesligë.
“Edhe ps Bayern i ka paratë, nuk do të paguajë kurrë shifra të tilla për Haaland. Në Gjermani do plaste lufta, nëse një futbollist do paguhej 50 milionë euro në vit“, siguroi agjenti, i cili është i bindur gjithsesi se Haaland nuk do vendosë në bazë të parave: “Do shkojë atje ku i pëlqen, 10 përqind më pak apo më shumë nuk i ndryshojnë asgjë“.