Duke lënë mënjanë Karim Benzema, që ka arritur nivele stratosferike, lojtari i sezonit tek Reali mund të quhet pa frikë Vinicius Junior.
Një befasi e madhe dhe e bukur, pasi braziliani në 2 vite kishte shënuar shumë pak, ndërsa këtë sezon është kthyer në makineri golash e asistesh.
Meritë e Carlo Ancelottit, por edhe e sulmuesit, i cili ka punuar fort dhe ka mësuar shumë, duke u bërë i denjë për Los Blancos.
Paga e tij është 3,5 milionë euro në sezon, ndër më të ulëtat në Madrid, faj Reali tashmë është i detyruar të rinovojë për të mos rrezikuar.
Mediat në Spanjë flasin për shifrat: 10 milionë euro në sezon është pak a shumë shifra që do të jetë në kontratën e re Vini, me kohëzgjatje deri në 2026. I meriton, nëse luan në këto nivele.