Paul Pogba nuk ka ndërmend të rinovojë me Manchester United dhe përtej ndryshimeve të pritshme në stolin e Red Devils, mesfushori francez ka nisur kërkimin për klub të ri.
Agjenti Mino Raiola ka kohë që po studion opsionet dhe tashmë është i bindur që zgjedhja e duhur për Pogba është Real Madrid.
Klubi i drejtuar nga Florentino Perez do të bëjë disa goditje të mëdha verën e ardhshme dhe përdorimi falas me Pogba është një shans i artë që nuk duhet humbur.
Bisedimet kanë nisur, raporton AS, dhe marrëveshja është shumë pranë. Raiola kërkon një pagë mjaft të rëndësishme për klientin e vet dhe ashtu si për David Alaba, komisioni i agjentit do të jetë rreth 20 milionë euro, shifër që Reali është i gatshëm ta paguajë.
Në Madrid Pogba do të gjente Benzema dhe me shumë gjasa edhe Mbappe, një Francë e vogël, çka do të ndikonte që mesfushori të ndihej komod dhe të jepte më të mirën e vet, aq më shumë që do të kishte hapësirë të sigurt, duke parë edhe nevojën e Realit për rinovim.