Të mërkurën në mbrëmje Carlo Ancelotti i dha fanellën e titullarit Eduardo Camavingas, në vend të Luka Modric, por e zëvendësoi që në pushim, dukshëm i nervozuar.
Arsyeja? Mesfushori francez mori një karton të verdhë ndaj Osasunas dhe më pas kreu disa ndërhyrje të rrezikshme, duke qenë shumë pranë kartonit të dytë të verdhë.
Për fat, në 2 raste i shpëtoi kartonit të dytë, por Ancelotti u nervozua pa masë. Në fushë trajneri i kërkoi qetësi mesfushorit, por më pas në dhomat e zhveshjes e humbi vetë qetësinë, siç raporton Marca dhe DefensaCentral.
Atmosfera në dhomat e zhveshjes në pushim ishte shumë e nxehtë, kur Anceloti i kërkoi llogari Camvingas për sjelljen e tij, duke i kërkuar maturi dhe qetësi, si në ndërhyrje, ashtu edhe në pasimet që bënte.
Më pas Ancelotti i komunikoi Camavingas që nuk do të luante në pjesën e dytë, duke u zëvendësuar nga Rodrygo.