Arbitri i ndeshjes Real Madrid-Osasuna, Cesar Soto Grado, zemëroi jo pak drejtuesit e Realit për një penallti të padhënë në pjesën e parë, për një faull ndaj Vinicius, por lojtarët dhe trajneri Ancelotti u zemëruan edhe për diçka tjetër.
Në pjesën e dytë u kryen shumë ndërrime dhe Osasuna vonoi sa mundi lojën, me portierin që qëndroi i shtrirë për thuajse 2 minuta për dëmtim, në një rast.
Megjithatë, në fund arbitri akordoi vetëm 4 minuta shtesë, diçka që zemëroi të gjithë në Bernabeu. Sapo mbaroi takimi, lojtarët dhe Ancelotti shkuan tek arbitri për ta pyetur për aq pak shtesë, po përgjigja e tij ishte acaruese.
“Patët 90 minuta kohë, mos ejani tek unë të protestoni. Nuk do bënte diferencën një minutë më shumë shtesë, mos u ankoni kot“, tha Soto Grado, duke tërbuar lojtarët që ishin afër tij, pasi në futboll nuk ka pse të ekzistojë një mënyrë e tillë të menduari, aq më shumë që në ndeshje të tjera, si në disa raste të Atletico Madrid, apo edhe Barcelona dje, janë dhënë 7-8 minuta shtesë.
Soto Grado a los jugadores: "Habéis tenido 90 minutos así que ahora no me vengáis protestando"
Visto en Golazo Gol pic.twitter.com/xJLvUC1nQH
— RNMJ TV (@rnmjtv) October 28, 2021