Luka Modric ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme kundër Osasuna, edhe pse trajneri Carlo Ancelotti kishte në plan t’i jepte pak pushim, për shkak të kalendarit të ngjeshur.
Megjithatë, mesfushori kroat nuk do të jetë as në stol sot në mbrëmje.
Lajmi është bere zyrtar nga vetë klubi madrilen, që sqaron se Modric ka thjesht mbingarkesë dhe lodhje muskulore, ndaj Ancelotti nuk do ta ketë në dispozicion për sot.
Në vend të Modric do të jetë Camavinga, ndërkohë që kroati pritet të jetë gati për në fundjavë.