Mendy nuk duket si Roberto Carlos që fluturon në krahun e majtë të Real Madridit, ose Marcelo më i mirë që fluturon pranë zonës kundërshtare, por francezi ka diçka që këtij ekipi i duhet shumë: seriozitet. Në kohë rimodelimi si ato që po kalon kjo skuadër (ndryshimi i gjeneratës është i pashmangshëm dhe është duke u zhvilluar), është thelbësore që të ketë zona të caktuara të besimit, zona të fushës në të cilat ekipi ka një garanci sigurie. Këtë sjell francezi në anën e majtë.
Në moshën 26 -vjeçare, potenciali fizik i Mendy i lejon atij të fitojë shumicën e dueleve në krahun e tij dhe instinkti i tij mbrojtës e bën gjithmonë që të ndihmojë qendërmbrojtësit kur ata kanë nevojë.
Për shokët e mesfushës madrilene prania e tij është një lehtësim, sepse siguron ndihmë të vazhdueshme në fazën mbrojtëse. Rivalët që shkojnë në anën e tij e dinë që ata do të kenë një shkëmb në rrugën që është e vështirë të kalohet dhe që përveç kësaj, ka këmbë të tilla që e lejojnë të shkojë në sulm.
Një tjetër nga përfituesit e mëdhenj të kthimit të tij në 11-shen titullare pas disa muajsh mungesë për shkak të problemeve fizike është Vinicius, sepse Mendy, i cili nga ana tjetër është më pak në kontakt me topin, do ta lejojë atë të këmbëngulë në veprimet e tij vertikale, pa u shqetësuar shumë për të parë pas. Me pak fjalë, Mendy është punëtor i kualifikuar, pa zbukurime, por me rigorozitet dhe, mbi të gjitha, me një çmim të mirë.
Jesus Gallego, AS