Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur për mediat në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes kundër Shakhtar Donetsk. Italiani pret kthesën në Kiev, pas disa ndeshjesh jo të mira
Casmiro-Kroos-Modric. “Duke i parë edhe në stërvitje, janë lojtarë që vijojnë në nivele shumë të larta. Kemi një ekip me shumë lojtarë të rinj dhe duhen disa emra ekspertë për t’i pasur gati në çdo moment. Duhet pasur parasysh edhe mosha për disa lojtarë dhe mundësia për t’u dhënë minuta të rinjve për të fituar eksperiencë. kemi një mesfushë që pa frikë përballet me çdo rival”.
Rendimenti i dobët në tetor: “Nuk e di pse patëm këtë rënie. Ekipi çdo vit ka një përgatitje të veçantë, në këtë moment të sezonit asnjë ekip nuk është në formë maksimale. Nuk është kjo periudha më e rëndësishme e sezonit, finalet janë në prill e maj”.
Finalet në Kiev dhe Barcelonë: “E vërtetë, janë ndeshje si finale. Do duhet të jemi në maksimum, të bëjmë gjithçka si duhet dhe ekipin e shoh të përgatitur dhe të motivuar”.
Gjendja e ekipit: “Lojtarët janë kthyer në formë të mirë, përveç Hazard, që ka pasur një problem të vogël. Janë kthyer edhe Mendy e Marcelo, është përmirësuar Kroos”.
De Zerbi: “E njoh shumë mirë, mik i mirë. Ekipet e tij luajnë me identitet shumë të qartë. Shakhtar është një ekip që luan shumë mirë, si Sassuolo”.
Stili i Realit: “Në momente të caktuara nuk i kemi bërë mirë gjërat. Jemi munduar të mbrohemi me 4-4-2 dhe nuk ka funksionuar. Tani kam një ide shumë të qartë. Ky ekip duhet të luajë me skemë 4-3-3, gjithnjë. Ka ndeshje që mund të luajmë pa anësorë ofensivë, por mendoj se 4-3-3 mbetet sistemi më i mirë për këtë ekip”.
Hazard dhe Mendy: “Hazard është i lodhur nga këto probleme të vogla. Ka një mbingarkesë që nuk e lejon të jetë i gatshëm. Mendoj se mund të luajë në El Clasico. Mendy është gati, edhe pse nuk e di a do luajë titullar nesër. Rëndësi ka që të jetë gati, sepse kemi pasur probleme në të majtë të mbrojtjes, për shkak të mungesave”.