Trajneri i Belgjikës, Roberto Martínez, ka folur në një intervistë për El Larguero në lidhje me situatën e yllit të Belgjikës, Eden Hazard, duke i dërguar një mesazh Realit.
“Hazard është lojtar që ka nevojë për sa më shumë ndeshje, për të arritur formën maksimale fizike. Javët e fundit kam parë që nga ana mjekësore është në formë perfekte. Nëse është në nivelin e 45 minutave të para kundër Francës, do ketë shumë sukses”, ka komentuar Martinez.
Trajneri belg pyetet për Topin e Artë: “Hazard? Mund të futet në garë në të ardhmen, ka shumë cilësi dhe vetëm forma fizike e pengon. Situata e tij në Spanjë është shumë anormale. Jemi të gjithë të shqetësuar“.
Eden Hazard ka marrë pjesë në 8 ndeshje zyrtare me fanellën e Realit këtë sezon, duke dhënë një asist, ndërsa në të majtë të sulmit vuan edhe konkurrencën me Vinicius Junior, i cili e ka nisur shumë mirë sezon.