Carlo Ancelotti shpresonte që të perrte lajme të mira nga ndërprerja e kampionatit dhe në fakt i ka marrë, sepse Ferland Mendy është thuajse i riaftësuar dhe Dani Carvajal po përmirësohet me shpejtësi.
Megjithatë, trajneri i Real Madrid ka një plan për Mendy: synimi është që ta ketë thuajse në maksimum për El Clasico, ndaj kundër Shakhtar Donetsk pritet që francezi të luajë 20-35 minuta.
Më pas, në El Clasico plani është që Mendy të luajë 60 minuta, dhe në ndeshjen pasardhëse të luajë 90 minuta, për të arritur gradualisht formën maksimale, ashtu si u veprua me Toni Kroos.
Megjithatë, planet e Ancelottit me mbrojtjen, ku për El Clasico synon të jetë të paktën në stol edhe Carvajal, kanë marrë një goditje nga lajmet rreth Eder Militao dhe Alaba.
Dy qendërmbrojtësit titullarë të këtij sezoni kanë pësuar dëmtime të lehta në ndeshjet e fundit me kombëtaret përkatëse dhe janë në dyshim për ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk.