Real Madrid ka nevojë të largojë disa lojtarë të panevojshëm në merkaton e janarit dhe një prej tyre është Gareth Bale. Uellsiani ka kohë që nuk është më në planet e klubit, edhe pse Carlo Ancelotti i dha hapësirë në fillim të sezonit, por tashmë më shumë se cilësitë e anësorit ofensiv, problem janë dëmtimet.
Në janar Reali do të kërkojë edhe një sulmues qendror, si alternativë për Karim Benzema, duke parë që Jovic ka qenë një dështim i madh dhe duhet të largohet.
Për këtë arsye, Reali po mendon një shkëmbim, raporton Defensa Central, duke qenë se synon të afrojë Alexander Lacazette. Sulmuesi francez nuk pranon të rinovojë me Arsenalin dhe ka kontratë deri verën e ardhshme, ndaj mund të realizohet ndërrimi kokë më kokë me Gareth Bale.
Megjithatë, që kjo gjë të ndodhë, duhet që Gareth Bale të ulë pagën e tij shumë të lartë dhe këtu është problemi kryesor.