Në Spanjë janë të bindur që Karim Benzema e meriton Topin Artë këtë vit, edhe për faktin se ndryshe nga dekada e fundit, Messi e Cristiano Ronaldo nuk kanë pasur një vit të mirë me klbet përkatës dhe nuk janë aq favoritë sa në të shkuarën.
Redaktori i Realit në AS, Tomás Roncero, si tifoz i vjetër i klubit madrilen, del hapur në mbështetje të Benzema për Topin e Artë, duke e saktësuar se vetëm një lojtar e meriton më shumë, në aspektin e statistikave.
“Benzema është kthyer në një simbol të asaj që duhet të jetë futbolli i pastër, futbolli i së vërtetës, futbolli i përkushtimit. Është në pikën më të lartë të karrierës së tij edhe pse në 19 dhjetor do të mbushë 34 vjeç. Fizikisht duket sikur është 24 vjeç.
“Ajo që Benzema ka bërë këtë sezon është nivel i jashtëzakonshëm dhe do e meritonte Topin e Artë që ëndërron.
“Ndershmërisht, vetëm Lewandowski ka bërë më shumë, por më shumë në aspektin statistikor sesa futbollistik, për ta merituar atë top të artë që futbollistët e mëdhenj e ëndërrojnë. Nëse e fiton Karim, do fitojë futbolli. Me siguri miku i tij Mbappe do të jetë i pari që do ta urojë“, komenton Roncero në editorialin e tij në AS.