Sot në mbrëmje Franca mundi Belgjikën 3-2 në gjysmëfinalet e Nations League dhe në fushë ishin 3 lojtarë të Real Madrid: Karim Benzema, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois.
Tifozët e Realit urojnë që pas disa muajsh të jenë 4, sepse Kylian Mbappe mbetet dëshira e zjarrtë e Realit dhe prej 1 janar mund të firmosë parakontratën për në verë.
Pikërisht Mbappe i dha Benzemasë pasimin për golin që hapi ndeshjen, kur Belgjika kryesonte 2-0. Një gol tipik i Benzema, sulmuesit më në formë në planet në këtë moment, me 11 gola në 11 ndeshje.