Real Madridi po kalon nje mini-krize dhe pavaresisht problemeve ne mbrojtje, probleme ka edhe sulmi teksa Karim Benzema eshte perseri ai qe mban mbi shpatulla pergjegjesine e gjithckaje qe ndodh ne repartin e avancuar.
Ai tashme ka shenuar 10 gola ne 10 ndeshje kete sezon, me te fundin qe shenoi pikerisht ne humbjen ndaj Espanyol (2-1), por Francezi nuk ka patur shume mbeshtetje ne javet e fundit.
Ka qene me te vertete nje fillim i shkelqyer per Francezin. Pervec 9 golave te shenuar ne 8 ndeshje kampionale, ai poashtu ka dhuruar edhe 7 asistime. Kjo nenkupton qe ai ka qene i perfshire direkt ne 16 nga 22 golat e shenuar nga Real Madridi deri me tani.
Vinicius e filloi sezonin si partneri kryesor i Benzemas ne sulm dhe vetem para dy javesh dyshja ne fjale shenoi dhe asistoi per njeri-tjetrin ne permbysjen ndaj Valencias. Braziliani ka shenuar 5 gola deri me tani, ka dhuruar 2 asistime dhe ka fituar 2 penallti te cilat Benzema i ka shendruar ne gol.
Sulmuesi Brazilian ka patur nje jave ne hije teksa kontributi i tij ka rene ndjeshem ne ndeshjet ndaj Villarreal, Sheriff Tiraspol dhe Espanyol, por tek ai ekziston besimi qe do te rikthehet shume shpejte per te kontribuar si ne fillim te sezonit. Por, cfare mund te thuhet per te tjeret ne sulm?
Eden Hazard eshte duke u perdorur si nje lojtar stoli dhe nuk po ben ndonje impakt kur futet ne loje, Luka Jovic akoma nuk mund te kompletoje detyrat kryesore qe eshte shenimi i nje goli dhe Rodrygo nuk eshte me aq ndikues ne loje si me pare kur futej nga stoli. Me pas kemi Marco Asension qe shenoi nje hat-trick si mesfushor por qe nuk ka patur shanse te tjera dhe Mariano Diaz, qe nuk po perdoret fare nga Carlo Ancelotti.
E gjithe kjo situate e le Benzeman te vetem ne sulm dhe ai eshte duke vazhduar te kontriboje. Nese Real Madridi do te kete nje sezon te suksesshem, numri 9-te duhet te kete me teper mbeshtetje.