Në editorialin e tij të fundit për të përditshmen AS, kryeredaktori Tomas Roncero shfaq besim të plotë tek Ancelotti dhe Vinicius Junior, pavarësisht nga humbja e parë sezonale, kundër Sheriff.
“Nëse deri para një jave ishim të gjithë dakord që projekti i Ancelottit ishte në rrugë të mbarë, dhe që Vinicius ishte tashmë një titullar fiks, pa ndasi mes të rinjsh e veteranësh, nuk mund të ndryshojë gjithçka dhe të shihet e zezë çdo gjë, vetëm për shkak të një nate ku topi nuk donte të hynte në rrjetë”, shkruan Roncero.
“Vazhdoj të besoj që Ancelotti është trajneri ideal për të kompletuar tranzicionin e vështirë të epokës pas-Zidane. Duhet shumë dituri futbollistike dhe inteligjencë emocionale për të administruar një ekip. Kjo nuk do të thotë që të gjitha vendimet dalin të sakta. Megjithatë, nëse do ishte realizuar ndonjë nga rastet e shumta për gol, tani do ishim duke lavdëruar italianin për guximin e tij, kur luajti me 4 sulmues ndaj Sheriff.
“Kjo vlen edhe për Vinicius. Jam me të dy, deri në fund të botës”, përfundon Roncero.