Kylian Mbappe është i lodhur nga situata në Paris dhe tashmë nuk e fsheh më që pret me padurim të largohet. Në fakt ka muaj që largimi i tij është shumë pranë dhe vetëm kontrata e mban të lidhur, pasi sulmuesi nuk ndihet rehat në Paris.
Sipas DefensaCentral në Spanjë, Mbappe ka folur edhe me disa shokë të tij tek Reali, duke nisur nga Karim Benzema, ku u ka shpjeguar pakënaqësinë e tij te PSG dhe shfryrjen e nervave në ndeshjen e fundit të kampionatit.
😱 ¡Ojo al mosqueo de Mbappé con Neymar tras ser sustituido ante el Montpellier!
🤬 “No me la pasa”
— Post United (@postunited) September 26, 2021
Përplasja e fundit ka ndodhur në ndeshjen kundër Montpellier, ku Mbappe është ankuar për sjelljen e Neymar, i cili nuk i pasoi në disa raste dhe sipas Mbappe kjo po ndodh qëllimisht.
Tensioni mes PSG e Neymar është një hap i madh i sulmuesit drejt Realit, që do të nisë negociatat finale që në janar për të firmosur me yllin e Francës, i cili do të jetë i lirë në verë 2022.