Carlo Ancelotti befasoi duke vijuar me rotacionin dhe duke hedhur në fushë një formacion me Asensio si gjysmësulmues dhe me Valverde anësor të djathtë mbrojtës, vendim ndoshta i gabuar. Reali luajti një ndeshje jo të mirë, duke barazuar 0-0 ndaj Villarrealit. Në vijim notat për lojtarët e Realit, sipas mediave në Spanjë…
Courtois (8): Shpëtimtar, i përmasave të jashtëzakonshme. Një mur në portë, edhe pse në pak momente u desh ndërhyrja e tij.
Fede Valverde (5): vuajt si mbrojtës i djathtë. Ishte larg zonës ku jep më të mirën e vet.
Eder Militão (6): Mbuloi mirë sulmuesit e Villarreal, edhe pse bëri një gabim që mund të kushtonte shtrenjtë.
Alaba (7): Ovacione në Bernabeu për të. Në çdo ndeshje jep leksione si duhet të sillet një mbrojtës. I shpejtë, inteligjent dhe ndërtues loje.
Nacho (6): Më mirë në sulm se në mbrojtje, mund të kishte fituar një penallti, nëse arbitri do e gjykonte të tillë faullin nga Albiol.
Casemiro (6): Në pjesën e parë vuajti nga presioni mik, në pjesën e dytë nisi të kontrollonte me qetësi zonën e tij.
Modric (5): Vuajti në mesfushë me 2. Villarreal kontrolloi qarkullimin e topit dhe Modric vrapoi shumë pa top. Nuk e mori dot kontrollin e lojës.
Rodrygo (6,5): Lojtari më i rrezikshëm i Realit në pjesën e parë, duke zbritur shpesh rrezikshëm në të djathtë.
Asensio (6): Luajti si fantazist, me liri për të vrapur ku të dëshironte. Shumë aktiv, por jo vendimtar.
Vinícius (6): Shumë zhurmë dhe pak fryte nga puna e tij. Nuk ishte i kthjellët në zonë.
Benzema (7): Si zakonisht, punëtor dhe bujar, por nuk pati shanse për gol. I mungoi diçka.
NDERRIMET
Camavinga (6): Bernabeu e do, por është ende shumë i ri. Bëri disa gabime.
Hazard (6): Solli diçka të re në metrat finale, por nuk finalizoi. Bernabeu do lodhet duke e pritur.