Barazimi mes Real Madrid e Villarreal ka evidentuar edhe një herë problemin madhor të Realit, krahët e mbrojtjes.
Për shkak të dëmtimeve dhe formës së dobët të lojtarëve, Real tashmë ka një shqetësim të rëndësishëm dhe Ancelotti duhet të gjejë zgjidhje. Villarreal ishte shumë komod në kontrollin e lojes, duke përfituar edhe nga fakti që krahët e Realit ishte gjysmakë, sulmonin vetëm Vinicius e Rodrygo, pa mbështetje.
Ancelotti luajti pa anësorë të pastër në mbrojtje. Valverde nga mesfusha kaloi në të djathtë të mbrojtjes, por dukej qartë që nuk ishte komod në atë pozicion. Nacho në të majtë bëri shumë pak në fazën sulmuese, edhe pse u bë protagonist në rastin e penalltisë së pretenduar nga Reali.
Vuajti edhe mesi i fushës, aty ku Valverde është kthyer në lojtar shumë të rëndësishëm, ndërsa Modric e Casemiro nuk ka freskinë dhe shpejtësinë e nevojshme për të ushtruar presion dhe për të sulmuar me pasime të shpejta vertikale.
Dëmtimi i Carvajal ka hapur gropa të mëdha dhe në janar ndoshta do të duhet një investim madhor në merkato, investim që nuk do nevojitej nëse do ishte vepruar me zgjuarsi në të shkuarën, me emra si Theo Hernandez e Hakimi që po mahnitin në ekipe të tjera.