Në futboll përmendet shpesh se një nga arsyet e suksesit është harmonia dhe uniteti brenda grupit. Megjithatë, diçka e tillë i mungonte Realit kur Jose Mourinho ishte në stol.
Në 2012, Michael Essien u transferua tek Reali me kërkesë të Mourinhos. Ishte sezoni kur ganezi festoi 30-vjetorin e lindjes dhe një histori interesante ka ndodhur në atë kohë.
Essien ftoi gjithë shokët e Realit për të festuar ditëlindjen, por nga gjithë skuadra, vetëm Ricardo Carvalho e Luka Modric i shkuan në festë.
Mourinho, i cili e kishte një ndër lojtarët e tij të preferuar, u tërbua kur e mori vesh ngjarjen dhe Rob Beasley, autori i librit ‘Jose Mourinho: Up Close and Personal’, shkruan: “Mourinho tha që Reali është një klub plot ndasi dhe fraksione në luftë me njëri-tjetrin, ndaj nuk ishte diçka personale me Essien, thjesht lojtarët mendonin veç për vete dhe kishin gjëra të tjera për të bërë”.
Në 2012-13 Reali e mbylli pa trofe, duke dalë i dyti në LaLiga, finalist humbës në kupë dhe duke u eliminuar në gjysmëfinalet e Champions League.