Pasi e bënë pushim në mesjavë kundër Mallorcas, Casemiro dhe Modric duhet të kthehen në formacionin titullar për ndeshjen delikate të së shtunës, kundër Villarrealit.
Mungon emri i tretë në mesfushë dhe Ancelotti është para një vendimi të ndërlikuar.
Fede Valverde është lojtari që ka më shumë shanse të luajë, duke qenë një pikë kyçe për Ancelottin deri tani, pa munguar në asnjë ndeshje. As në mesjavë nuk e bëri pushim, por Ancelotti e ka bërë të qartë që lojtarë si Valverde luajnë pa problem shumë ndeshje rresht.
Dy opsionet e tjera janë Eduardo Camavinga, i cili është në rritje konstante dhe shkëlqeu edhe ndaj Mallorca, si dhe Marco Asensio, autor i 3 golave dhe kandidat për konfirmim në formacion, edhe pse me të në fushë Reali do humbiste forcën fizike të Valverdes apo Camavingas.