Royston Drenthe është kthyer të flasë dhe si zakonisht ka lëshuar deklarata mjaft interesante në lidhje me jetën e tij në futboll. Mbrojtësi, i cili ka qenë pjesë e Realit në vitet 2007-2012, ka qenë i famshëm mbi të gjitha për jetën e natës dhe grindjet në stërvitje e jashtë saj, por tashmë ai zbulon detaje interesante në lidhje me jetën brenda Real Madridit dhe profesionalizmin e një shoku të ekipit, Cristiano Ronaldos.
Holandezi, në një intervistë për Voetbal International, tregon: “Unë, në moshën time, nuk e kisha shumë mendjen tek stërvitja, më pëlqente më shumë të luaja ndeshjet. 75% e ekipit, kur mbaronte stërvitja, bënin dush dhe niseshin për në shtëpi. Edhe unë njësoj, por Ronaldo vijonte të stërvitej, në palestër ose në fushë. Ishte anormale, lojtari i zakonshëm nuk e bënte diçka të tillë dhe shpesh e shihnim me habi, por nuk i flisnim“.
Ndërkaq, Drenthe tregon edhe detaje të tjera për Ronaldon: “Luanim për Realin, jeta e natës ishte shumë joshëse, por Ronaldo nuk na bashkohej kurrë. Kujdesej në mënyrë të jashtëzakonshme për veten, edhe kur bëhej fjalë për ushqimin. Adhuronte proshutën, por hante vetëm një fetë dhe e linte me aq.
“Verë e kuqe? Ne e kishim qejf, të gjithë, por Ronaldo nuk e prekte kurrë“.