Gareth Bale e nisi shumë mirë sezonin e ri, me gol ndaj Levantes në kampionat dhe 3 gola ndaj Bjellorusisë, për Uellsin.
Megjithatë, anësori ofensiv i Realit është shumë i pafat, sepse problemet fizike nuk i ndahen prej vitesh dhe tashmë një dëmtim i ri do ta mbajë jashtë për një kohë të gjatë.
Kontrollet fizike kryer ditën e sotme kanë dhënë verdiktin e hidhur: dëmtimi muskulor në këmbën e djathtë, pësuar në 11 shtator në stërvitje, do ta mbajë 32-vjeçarin për 2 muaj jashtë fushe.
Kthimi i tij parashikohet në fillim të nëntorit, që do të thotë se do të qëndrojë jashtë për 8 javë në total, nëse riaftësimi ecën sipas parashikimeve.
Gareth Bale estará de baja entre 8 y 10 semanas por la rotura en los isquios de la pierna derecha que se produjo hoy justo hace 1 semana.
El jugador está tocado anímicamente porque se sentía cómodo y muy implicado con Ancelotti.
— Miguel Ángel Díaz (@miguelitocope) September 18, 2021