Kur Reali i Madridit bleu Thibaut Courtois në vitin 2018, jo pak debate u krijuan në ambientin madrilen. Pas disa vitesh në kërim të dëshpëruar portieri, Keylor Navas ishte bërë titullari fiks dhe po paraqitej mjaft mirë.
Gjashtë muaj para se Courtois të transferohej në Madrid, Zidane kishte refuzuar blerje e Kepa: “Nuk kam nevojë për portier, të shohim më vonë”.
Verën pasardhëse Kepa përfundoi tek Chelsea, për të zëvendësuar pikërisht Courtois, ndërsa ky i fundit linte Londrën për Madridin, ku trajneri i ri Lopetegui vendosi ta alternonte pa pushim me Navas. Më pas, edhe trajnerët pasardhës besuan gjithnjë e më shumë te Thibaut, i cili ka nisur tashmë sezonin e tij të katërt dhe ka statusin e të paprekshmit tek Los Blancos, duke dhuruar një shfaqje perfekte edhe nga Interit në Champions. Një paraqitje që u ka dhënë të drejtë edhe një herë atyre që kanë mbështetur Realin, që shpenzoi 35 milionë për ta blerë belgun.
Lautaro dhe Dzeko e panë qartë sa vlen Courtois, i cili evitoi disa gola në pjesën e parë, siç e pranoi edhe Ancelotti: “Courtois na shpëtoi në pjesën e parë”. Nuk është hera e parë, sepse Courtois ka qenë protagonist edhe në netë të tjera magjike, si në Anfield, ku dha kontribut madhor për kalimin e Realit në gjysmëfinalet e Champions League. Apo pritjet fantastike në fundin e sezonit ku Reali fitoi titullin kampion numër 34.
Nëse në fillimet e tij në Madrid Courtois kishte një përqindje të ulët pritjesh, 40%, tashmë kjo pqërqindje ka prekur nivele të frikshme, në disa ndeshje deri në 90%. Me ndeshjen në San Siro, Courtois ka arritur shifrën e 54 ndeshjeve pa pësuar gol, në 134 ndeshje me fanellën e Realit, që në dy sezonet e fundit e ka mbyllur kampionatin me më pak se 30 gola të pësuar (28 në 2020-21 dhe 25 në 2019-20), çka nuk ndodhte prej sezonit 1994-1995. Bast i fituar!