Tekniku Francez, ne nje leter te hapur, zbulon arsyen e largimit te tij, leter qe eshte publikuar ekskluzivisht ne te perditshmen AS.
Te dashur tifoza te Real Madridit,
Per me shume se 20 vjet, qe nga dita e pare kur kam veshur bluzen e Real Madridit, ju keni treguar dashurine ndaj meje. Kam ndjere gjithmone qe kishte dicka speciale mes nesh. Kam patur nje ndere te jashtezakonshem qe kam qene lojtar dhe trajner i klubit me te madh ne bote, por mbi te gjitha jam nje tjeter tifoz i Real Madridit. Per te gjitha arsyet, kam dashur t’a shkruaj kete leter per t’ju thene lamtumire juve dhe per te shpjeguar vendimin tim per largimin nga pozita e trajnerit.
Ne Marsin e vitit 2019, pranova oferten per t’u rikthyer ne Real Madrid pas nje pauze prej 8 muajsh sepse ne rradhe te pare ma kerkoi presidenti Perez dhe me pas ishte edhe kerkese e juaja dite pas dite. Kur takoja secilin prej jush ne rruge ndjeja mbeshtetjen dhe deshiren per t’u takuar perseri, sepse i kemi vlerat e njejta me Real Madridin: ky klub u takon anetareve, fansave dhe te gjithe botes. Kam tentuar t’i ndjek keto vlera ne gjithcka qe kam bere dhe kam tentuar te jem nje shembull. Te jesh ne Madrid per 20 vjet eshte gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jeten time dhe e di qe per kete fakt i detyrohem Florentino Perezit qe ne vitin 2001 luftoi per mua dhe beri gjithcka per te me sjelle ketu pavaresisht njerezve qe kishte kunder. E them nga zemra qe do jem gjithmone mirenjohes per Presidentin. Gjithmone.
Tani kam vendosur te largohem dhe dua t’i shpjegoj arsyet e vendimit tim. Po largohem por nuk po hidhem sa andej e sa kendej e as nuk jam i lodhur duke trajnuar. Ne Maj te vitit 2018 u largova sepse pas dy vite e gjysme, me aq shume fitore dhe aq shume trofe, ndjeja qe ekipi kishte nevoje per nje drejtim tjeter per te qene ne nivelin me te larte. Tani, gjerat jane ndryshe. Po largohem sepse nuk e ndjej besimin e nevojshem nga klubi dhe as mbeshtetjen per te ndertuar dicka ne periudha kohore te mesme apo afatgjate. E kuptoj futbollin dhe i di kerkesat e nje klubi si Real Madridi. E di qe kur nuk fitoni, duhet te largoheni. Por, mendoj se nje gje shume e rendesishme eshte harruar e qe eshte ajo qe kam bere dite pas dite, maredhenia ime me lojtaret dhe me 150 njerezit me te cilet kam punuar cdo dite brenda ekipit. Jam nje fitues i lindur dhe isha ketu per te fituar trofe, por akoma me e rendesishme se kjo jane njerezit, ndjenjat e tyre, jeta e tyre dhe kam pershtypjen se keto gjera nuk jane mare ne konsiderate, qe ka patur nje deshtim ne kuptimin e asaj qe keto gjera jane ata te cilat e mbajne dinamiken e klubeve te medha. Deri diku edhe jam qortuar per kete.
Dua qe ne vendin ku ndodhem te kete respekt per ate qe eshte arritur sebashku. Do te doja qe maredhenia ime me klubin dhe presidentin pergjate muajve te fundit te kete qene pak me ndryshe se sa ajo qe do ishte me trajneret tjere. Nuk kam kerkuar per privilegje, pa dyshim se jo, kam kerkuar vetem pak me teper rikujtime. Keto dite, jetegjatesia e nje trajneri tek nje klub i madh eshte dy sezone, pak me teper se kaq. Ne menyre qe te zgjase me shume, maredheniet ndermjet njerezve jane esenciale, jane me te rendesishme se parate, me te rendesishme se fama, me te rendesishme se gjithcka. Ata duhet te ushqehen. Kjo eshte arsyeja pse me dhemb aq shume kur lexoj mediat pas nje disfate qe do te shkarkohem nese nuk e fitoj ndeshjen e rradhes. Me dhemb mua dhe gjithe ekipit sepse keto mesazhe te zbuluara kane ndikuar negativisht ne skuader, kane krijuar dyshime dhe keqkuptime. Per fat te mire, kam patur keto djelmosha me mua deri ne vdekje. Kur gjerat kane shkuar keq ata me kane shpetuar me fitore te jashtezakonshme. Sepse ata kane besuar tek une dhe une kam besuar tek ta. Kuptohet qe une nuk jam trajneri me i mire ne bote, por jam i gatshem te jap gjithe forcen dhe besimin per te cilen ata kane nevoje, qofte per nje lojtar, per nje pjestar te ekipit, per nje staf teknik apo nje punetor te thjeshte. E di ne menyre perfekte se cfare ka nevoje skuadra. Pergjate ketyre 20 viteve ne Madrid kam mesuar qe tifozet duan te fitojne, por para se gjithash duan nga ne te japim gjithcka: nga trajneri, stafi, punonjesit dhe kuptohet nga te gjithe lojtaret. Dhe une mund t’ju siguroj qe ne kemi dhene 100% tone per kete klub.
Do te doja t’a shfrytezoj kete mundesi per t’ju derguar nje mesazh gazetareve. Kam dhene me qindra konferenca per media dhe per fat te keq kam folur pak per futbollin edhe pse e di qe ju e doni futbollin, sportin qe na sjell te gjitheve sebashku. Sidoqofte, pa asnje deshire per te kritikuar apo per te dhene leksione, do te doja qe pyetjet tuaja te mos ishin gjithmone per kontraversitetet dhe ne te fokusoheshim me teper tek loja dhe mbi te gjitha per lojtaret, qe jane dhe gjithmone do te jene pjesa me e rendesishme ne kete sport. Le te mos harrojme per futbollin, le te kujdesemi per te.
Te dashur tifoza te Real Madridit, do te jem gjithmone njeri prej jush.
Hala Madrid!