Kapiteni Sergio Ramos mungoi në ndeshjen e sontme dhe pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër edhe për disa javë për shkak të një dëmtimi në javën e kaluar.
Kapiteni Madrilen ishte i pranishëm në stadiumin Alfredo di Stefano ku shikoi nga afër fitoren e ekipit ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 me golat nga Vini x2 dhe Asensio.
Pas ndeshjes Ramos dha një mesazh përmes rrjeteve sociale duke shprehur zemërimin që nuk ishte në fushë për t’i ndihmuar ekipin në këtë ndeshje. Capi shkroi këto fjalë:
”I zemëruar që nuk isha në fushë por krenar që i shikova ata. Real Madrid i madh.”