Trajneri Gjerman, Jurgen Klopp u shfaq në konferencë për media pas humbjes ndaj Real Madridit në cerekfinalen e parë të Champions League.
”Madridi do të kalojë 90 minuta të vështira në Anfield.”, ishin fjalët e Klopp për mediat.
Trajneri i Anglezëve gjithashtu kritikoi gjyqtarin e ndeshjes Felix Brych për gjykimin që sipas tij nuk ishte i mirë. ”Dukej se gjyqtari kishte dicka personale kundër meje.”, tha Klopp.
Klopp lavdëroi dyshen e Madridit, Kroos dhe Modric duke thënë se janë më të mirët në botë. ”Për ekipin e tyre ishte më e lehtë kontrollimi i topit pasi kanë Modric dhe Kroos, dy nga më të mirët në botë.”
Sa i përket rezultatit 3-1, ai tha se nuk do të dorëzohen. ‘‘Eshtë një rezultat i mirë për Madridin por ende kemi mundësi dhe duhet të luajmë shumë më mirë nëse duam këtë rikthim. Mund t’a bëjmë këtë.”
Në fund Klopp shtoi se rikthimi në Anfield gjithcka është e mundur. ‘‘Sigurisht që është më ndryshe, emocionalisht kemi kujtime nga rikthimi ndaj Barcelonës. Tani nuk i kemi tifozët për mbështetjen e tyre por do t’a provojmë. Do të jetë një mision i vështirë për Madridin ndeshja në Anfield, i cili të paktën është një stadium i vërtetë.”