Kapiteni Madrilen, Sergio Ramos ka dhënë një intervistë në lidhje direkte me Ibai Llanos, intervistë në të cilën ka folur për rinovimin e tij me klubin dhe shumë tema të ndryshme në lidhje me karrierën e tij tek klubi Madrilen.
Ai është pyetur edhe për mundësinë që një ditë të luajë për Barcelonë, por ai tha se për asnjë cmim nuk do të pranonte të luante tek Blaugranët.
Ndërsa kur është pyetur për mundësinë që Leo Messi t’i bashkohet Real Madridi, kapiteni Ramos tha: ”Do ta pranoja atë 100% tek Real Madridi. Do ta ftoja në shtëpinë time për disa javë që ti dhuroja mirëseardhje. Kemi vuajtur shumë nga ai, nëse ai vendos te vjen tek ne do të ishte lumturi e madhe”.