Vinicius Junior ka zbuluar qe presidenti i Real Madridit i ka pranuar qe eshte fansi me i madh i aftesive te Brazilianit. 20 vjecari poashtu ka shpjeguar qe cdokush tek Real Madridi, perfshire edhe bashkelojtaret, besojne tek aftesite te tij.
“Kam 100% besim ne mua tek Real Madridi nga Zinedine Zidane, presidenti dhe bashkelojtaret”, shpjegoi Vinicius Jr per TNT Sports Brazil.
“Florentino Perez gjithmone me ka dhene mbeshtetje dhe me thote qe eshte fansi im me i madh pas familjes time.”
Vinicius poashtu ka theksuar qe njerezit e aferm i kane ndihmuar te fokusohet tek futbolli i luajtur dhe te mbaje larg presionin dhe pritshmerite e krijuara per te pas arritjes ne Madrid.
“Eshte gjithmone nje pergjegjesi e madhe te luash per Real Madridin, ekipin me te madh ne bote”, shtoi Vinicius.
“Por qe te gjithe njerezit ne klub dhe ne familjen time, cdokush perreth meje, me kane dhene gjithcka qe kane mundur nga vetja e tyre per te gjetur qetesine dhe per t’u fokusuar tek futbolli.”
“Jam prane per te arritur 100 ndeshje me Real Madridin dhe jam njeri nga tre lojtaret e vetem me me se shumti ndeshje per klubin ne moshen 20 vjecare.”
“Dua te luaj 200, 300 dhe me shume ndeshje per Real Madridin.”
Pavaresisht spekulimeve per te ardhmen e tij, Vinicius eshte i vendosur te qendroje dhe te triumfoje tek Real Madridi.
“Kam qene gjithmone i fokusuar tek Real Madridi qe ka lojtaret me te mire prej te cileve jam duke mesuar”, theksoi Vinicius.
“Jam 20 vjec dhe duket sikur kam luajtur nje kohe te gjate ketu, por jam vetem ne fillimin e karrieres time. Dua te qendroje tek Real Madridi dhe te ndihmoj akoma me shume ekipin.”