Performanca e Kylian Mbappe ne Camp Nou nuk ka ndryshuar thuajse asgje per te ardhmen e tij.
Pervec faktit qe Florentino Perez nuk do te kursente nje telefonate per te ftuar Francezin ne Santiago Bernabeu, nenshkrimi i tij me Real Madridin nuk eshte me pak ose me teper i mundshem perpara sec ishte ne diten e Hene.
“Do te ishte nje budallallek te vendosi per te ardhmen time duke u bazuar ne vetem nje ndeshje,” theksoi Mbappe pas performances ne Camp Nou duke lene te kuptohet qe e ardhmja e tij do te vendoset ne muajt ne vijim.
22 vjecari eshte pjese e planeve te medha te Paris Saint-Germain, por Madrilenet kane kohe qe e ndjekin dhe e duan ate ne projektin e se ardhmes.
E ardhmja e tij vendoset nga rinovimi. Kontrata aktuale me PSG skadon ne veren e vitit 2022 dhe nje rinovim me klubin Parizien do thoshte fundi i shanseve qe Real Madridi te nenshkruaje me te.
Florentino e ka te qarte qe nuk deshiron te filloje ndonje lufte dhe do te futet ne negociata me PSG vetem nese klubi e vendos ate ne merkato.
Real Madridi mes tjerash eshte edhe ne nje situate te renduar financiare. Klubi Madrilen eshte duke vuajtur ne aspektin ekonomik dhe nuk kane muskujt e nevojshem per te shkuar pas nje superylli sic eshte Mbappe.
Kylian Mbappe tani shihet si nje blerje e domosdoshme, por Real Madridi nuk do te thyeje limitet per te siguruar nenshkrimin e tij.