David Alaba pa dyshim qe do te jete nje blerje e madhe per Real Madridin por mbetet te shihet se ku saktesisht do te perdoret nga Zinedine Zidane sepse Austriaku eshte shume polivalent dhe mund te luaje ne disa pozicione.
Alaba mund te luaje si mbrojtes i majte, si qendermbrojtes ose si mesfushor defenziv, tre zona ku Real Madridi eshte dukur i dobet kur lojtari kryesor ka munguar.
Alaba si mbrojtes i majte
Marceloa ka bere histori me Real Madridin dhe e ka poseduar krahun e majte per vite te tera, por ne sezonin e ardhshem ai do te jete 33 vjecar dhe ditet e tij me te mira jane tashme ne kujtesen e secilit.
Alaba ofron me teper siguri se Ferland Mendy, vecanerisht ne daljet perpara, ku kontributi i Francezit me nje gol dhe dy asistime bie ndesh me ate qe Real Madridi kerkon nga nje anesor.
Alaba si qender mbrojtes
Me te ardhmen e Sergio Ramos akoma te paqarte, Alaba mund te shihet si nje zevendesues i kualitetit te larte per Spanjollin dhe qe mund te luaje ne partneritet me Raphael Varane ne nje tranzicion te domosdoshem ne skuader.
Nga 24 ndeshjet e luajtura me Bayern kete sezon, 21 prej tyre Alaba i ka luajtur si qendermbrojtes, keshtu qe ky rol nuk eshte dicka e pazakonte per te, teksa Zidane do te kerkoje te kete nje lojtar ne vend te Ramos, gjithnje nese ky i fundit vendos te largohet.
Nese Sergio Ramos nuk rinovon kontraten, atehere Alaba do te jete partneri i Varane ne qender te mbrojtjes.
Alaba si mesfushor defenziv
Casemiro e ka bere rolin e ‘6’-tes qe nga viti 2015 dhe nuk ka ndonje tregues qe e rrezikon poziten e Brazilianit pas ardhjes se Alabas, por i jep kesaj pozite nje tjeter opsion, dicka shume e nevojshme qe pas largimit te Marcos Llorentes.
Ekpserienca e Alabas ne mesfushe eshte vene ne dukje kryesisht tek kombetarja Austriake, aty ku ka patur rastin te kete ndikim me te larte krahasuar me talentin qe ekziston tek Bayern dhe Real Madrid.
Do te mbetet te shihet se cili eshte plani i Zidane per Alaban, nje lojtar qe per trajnerin eshte zgjidhje per shume probleme.