Puna e Zinedine Zidane nuk eshte ne rrezik.. per momentin. Humbja turperuese nga ekipi i liges se trete Alcoyano dhe eleminimi nga Superkupa e Spanjes nga Athletic Bilbao kane demtuar statusin e trajnerit ne klub.
Sidoqofte, sipas burimeve brenda Bernabeut, shkarkimi i tij pas nje jave te keqe ne klub ka kohe qe eshte nxjerur nga mundesite. Ideja eshte qe tekniku te vazhdoje deri ne ndeshjen ndaj Atalantas ne Champions League dhe me pas performanca e ekipit ne Europe do te percaktoje edhe te ardhmen e Zidane. Por, litari i ngushte rreth qafes se Zidane mund te thyhet perpara asaj kohe dhe ate per nje numer arsyesh.
Nje tjeter performance turperuese mund te pershpejtoje shkarkimin e tij
Nje tjeter humbje, si per shembull, ne ndeshjen e dites se Shtune (Real Madridi luan perballe Alaves – 21:00), mund te sforcoje marjen e nje vendimi te pershpejtuar edhe pse presidenti Perez refuzon edhe te mendoje per kete skenar ne kete moment. Problemi per Zidane eshte qe statusi i tij nuk eshte demtuar vetem nga eleminimit ne Copa Del Rey dhe Superkupen e Spanjes (Solari u shkarkua pasi u eleminua nga tre kompeticione ne vetem 7 dite), por poashtu edhe per imazhin e shfaqur nga tekniku dhe menyren se si eshte mare me nje numer te madh lojtaresh. Drejtuesit Madrilen nuk e kuptojne sjelljen e Zidane me lojtaret e rinje qe jane blerje strategjike te klubit per te ardhmen dhe te njejten kohe, mbrojtjen e lojtareve veteran te cilet duket qarte qe u mungon motivimi dhe jane te fokusuar ne gjera tjera ne vend te fitimit te trofeve me cdo kusht.
Odegaard: nje ceshtje urgjente
Ne zyrat e Bernabeut nuk e kuptojne se si rodhen gjerat qe Martin Odegaard te deshiroje largimin nga klubi. Lojtari Norvegjez ka patur nje renie te motivit pasi eshte lene jashte ekipit per shume ndeshje, madje eshte preferuar edhe perpara Iscos, qe eshte larg nga te qenit lojtari qe startoi ne triumfet ne Champions League ne Cardiff dhe Kiev. Drejtuesit poashtu ndjejne qe Zidane ka perdorur fare pak lojtaret si Lunin (qe nuk kishte luajtur asnje minute deri ne ndeshjen ndaj Alcoyanos), Odriozola, Militao, Vinicius dhe Mariano, sa qe edhe kur ftohen ne aksion, ata jane larg te qenit ne me te miren e tyre. Sjellja e Zidane poashtu ka cuar Jovic te kerkoje huazimin, pavaresisht faktit qe ka qene Zidane ai i cili ka rekomanduar blerjen e tij dy vite me pare, me klubin qe shpenzoi 60 milion euro per lojtarin.
Klubi poashtu e sheh fajtor Zidanen ne faktin qe lojtaret e rinje si Reguilon, Achraf, Marcos Llorente, Brahim dhe Borja Mayoral jane duke patur sukses tek Tottenham, Inter, Atletico Madrid, Milan dhe Roma, ndersa tek Real Madridi mezi gjenin shansin per te performuar. Reguilon dhe Llorente jane dy raste te qarta, ku tekniku Francez madje refuzonte t’u jepte disa minuta per te pastruar dyshimet. Zidane ka vazhduar t’i besoje 14 lojtareve te tij dhe eshte e vertete qe ata fituan La Ligan ne kohe pandemie dhe tekniku Francez me ta ka fituar nje total prej 11 trofeve sebashku, vetem prapa Miguel Munoz qe ka fituar 14. Por, eshte poashtu e qarte qe ky ekip eshte ne renie te lire dhe Zidane duket i pashqetesuar nga ky fakt.
Mungesa e veprimeve nga Zidane ka ngritur shqetesimet tek Real Madridi. “Nuk eshte nje deshtim, keta gjera ndodhin. Tani duhet te fokusohemi ne kampionat dhe ne Champions League”, theksoi Zidane pas perfundimit te ndeshjes ndaj Alcoyanos. Mendimi eshte qe trajneri ka lejuar disa lojtar t’ia hedhin paq pa mos bere shume perpjekje, duke ditur qe ata do te vazhdojne te jene pjese e ekipit, ndersa per te tjeret nuk ka asnje shans per te luajtur, paveresisht se cfare bejne ne stervitje.
Zidane dhe skuadra – nje maredhenie e prishur?
Komunikimi ndermjet Zidane dhe dhomes se zhveshjes nuk eshte aspak i ngjajshem me ate qe ishte ne koherat e lavdise. Perpara fillimit te kohes shtese ndaj Alcoy, ai fliste vetem me Marcelon dhe Victor Chust, per te diskutuar se cfare ndodhi ne kendoren qe coi edhe pesimin e golit, por nuk kishte as bisede motivuese per te cilen Zidane njihej me pare, ne kohen kur ai ishte ne simfoni perfekte me lojtaret e tij.
Ne pergjithesi, Real Madridi nuk do te marin vendime drastike deri ne ndeshjen ne Champions League ndaj Atalantas qe luhet me 24 Shkurt ne Bergamo, me shpresen qe keta 34 dite Zidane do i shfrytezoje per te permbysur situaten ne kampionat, aty ku jane akoma ne beteje me Atleticon per vendin e pare. Por ne kete muaj ku nuk do te kete ndeshje te Merkurave, nese do te kete ndonje debakel te ngjajshem si ai ne La Rosaleda apo El Collao, ditet e Zinedine Zidane ne stolin e Real Madridit jane te numeruara…
Raul Gonzalez – i perzgjedhuri
Aktualisht trajner i Real Madrid Castillas dhe shume i vleresuar brenda klubit, legjendari Raul Gonzalez mund te pasoje Zinedine Zidane ne stolin e ekipit te pare ne rast se Francezi shkarkohet. Drejtuesit e vleresojne shume figuren autoritative te Raul Gonzalez dhe besojne qe nje figure e tille qe kerkon disipline ne rradhe te pare dhe tenton te nxjere me te miren nga te gjithe lojtaret e tij, eshte pikerisht ajo qe i duhet Real Madridit ne kete moment.
Ne rast te nje shkarkimi te Zidane, me shume mundesi, do te jete legjenda Raul Gonzalez ai qe do te udheheqe Real Madridin.