Real Madridi i këtij sezoni po kalon formën më të dobët në dekadën e fundit. Ekipi aktual Madrilen nuk po arrin ende të këndellet këtë sezon dhe nuk ka treguar asnjëherë vazhdimësi gjatë ndeshjeve të këtij sezoni. Njëra nga këto ndeshjet më të dobëta ishte edhe kjo ndeshja e sontme ndaj Alcoyanos, ku ekipi u eliminua nga Copa del Rey nga kundërshtari i cili garon në ligën e 3-të të Spanjës. Kjo nuk ka arsyetime nga trajneri dhe nga lojtarët.
Dhe duket se ai që mund të pësojë më së shumti është vet trajneri Zinedine Zidane i cili pas eliminimit të sontëm mund të shkarkohet nga drejtuesit Madrilen.
Ekipi që u paraqit sonte në fushë nuk tregoi asgjë në fushë dhe me plotë meritë u eliminuan. Tekniku Francez mund ti ketë ditët e numëruara në Real Madrid dhe ndeshja e sontme është një faktor më shumë që drejtuesit Madrilen t’i tregojnë derën e largimit atij.