Zinedine Zidane evitoi kunderpergjigjen ndaj Javier Tebas pasi Francezi theksoi qe ndeshja ndaj Osasunas nuk duhej te ishte luajtur.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, potencoi qe Zidane po kerkonte arsyetime pas barazimit ndaj Osasunes dhe kjo vetem sa ka shtuar akoma me shume debatin.
“Nuk do t’i kundepergjigjem Tebasit”, theksoi Zidane ne prag te ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos ne Superkupen e Spanjes.
“Kjo tashme ka kaluar. Jam duke menduar per ndeshjen ndaj Bilbos, kjo eshte ajo qe me intereson mua dhe lojtareve te mi.”
“Ate dite e thash ate qe thash, por ato nuk ishin arsyetime. Ishte nje fakt i pamohueshem.”
Luka Jovic pritet te rikthehet ne Frankfurt dhe Zidane pranoi qe sulmuesi Serb ka vuajtur adaptimin ne Madrid qe prej ardhjes se tij ne skuader.
“Luka Jovic eshte koma me ne”, shtoi Zidane. “Nuk me kane thene gje per momentin. Do te shohim se cfare do te ndodhe.”
“Ai eshte nje sulmues qe shenon gola. Kjo eshte ajo qe duam nga Luka, por si nje sulmues. Ai ka 21 vjec dhe eshte akoma shume i ri.”
“Ka qene shume i pafat, ka patur shume veshtiresi ne adaptim dhe me demtimet. Duhet te mesoje shume gjera, por ai do t’i kete gjithmone keto kualitete.”
Martin Odegaard poashtu ka qene nje ceshtje diteve te fundit teksa Zidane theksoi qe edhe Norvegjezi do t’i kete mundesite e tij.
“Odegaard do te vazhdoje te punoje. Ai eshte nje lojtar i dashur, eshte lojtari yne dhe me siguri qe do te kete sukses tek Real Madridi.”
“Nuk ka luajtur shume se fundmi, por ai do te kete minuta dhe do te kontriboje shume ne skuader. E shoh te perkushtuar dhe kjo eshte me e rendesishmja.”