Pas refuzimit të rinivomit të kontratës me Real Madridin, Sergio Ramos është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat sportive në Spanjë.
Kapiteni i Real Madridit ndjen që oferta nuk e kap vlerën e tij ekonomike dhe presidenti Florentino Perez mendon që kërkesat e Ramos janë jo-reale duke parë parasysh edhe financat e reduktuara pas krizës me pandeminë.
Propozimi i Real Madridit është që Ramos të vazhdoje edhe për një vit në skuadër dhe të përfitoje aq sa përfiton aktualisht – 12 milion euro në sezon.
Por, me një 10% reduktim të pagës që do të aplikohet për të gjithë lojtarët pas marrëveshjes së arritur ndërmjet klubit dhe skuadrës – e që nuk i përshtatet kohës kur Ramos dëshiron të rinovimin dhe negociatat për një kontratë të re.
Ramos nuk dëshiron të humbase një shumë prej rreth 1.2 milion euro, pavarësisht faktit që Real Madridi dëshiron të ndjekë politikën e reduktimit të pagave për të mbajtur financat në gjendje të qëndrueshme.
Një tjetër pikë ku palët nuk gjejnë akordin është jetëgjatësia e kontratës së re. 34 vjeçari dëshiron dy vite tjera në kontratë, e që mendon se i ka merituar pas asaj që ka bërë për klubin deri më tani.
Por, ai do të mbushë 35 vjet më 30 Mars dhe për lojtarët e një moshe të tillë, Real Madridi ofron rinovimin vetëm për një vit.
Është një vijë e kuqe që klubi nuk dëshiron t’a tejkaloje, madje edhe për një legjendë si Ramos.
Ndërsa duke filluar nga 1 Janari, Ramos është i lirë për të negociuar me klubet tjera. Paris Saint–Germain dhe Liverpool thuhet që janë të interesuara dhe kjo ka krijuar më tepër tension ndërmjet Ramos dhe hierarkisë Madrilene.
Situata është frustruese edhe për teknikun Zinedine Zidane, që publikisht e ka cekur që dëshiron që çështjet e kontratave të mbyllen sa më parë që të jetë e mundur dhe Sergio Ramos të qëndroje në skuadër edhe për sezonin tjetër.
Përveç Ramos, edhe Lucas Vazquez ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për rinovimin e kontratës dhe Zidane dëshiron që edhe çështja e tij të zgjidhet sa më shpejtë.